“Bomba” e Zaevit fsheh informacione që do të trazojë edhe faktorin shqiptarë?

Kampi politik shqiptar mbetet ende i patrazuar nga “bombat” e Zaevit, por jo edhe të qetë sepse detonimi i vërtetë i kësaj bombe ku potencohen edhe marrëdhëniet ndëretnike ende nuk ka ndodhur. Lojërat e mëdha në shtet mbajnë partitë politike shqiptare jashtë çdo spektri të involvimit për gjëra të mëdha, vlerësojnë analistët, por kjo sipas tyre nuk do të thotë se në morinë e informacioneve që opinioni pret nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, faktori shqiptarë do të mbetet i patrazuar.

Analisti Mersel Bilalli, thotë për Portalb në të ashtuquajturën “bomba” e Zaevit, fshihen informacione që do të shokojnë gjithë opinioni nga ku nuk do të kursehet edhe faktori politik shqiptarë. Sipas tij faktori shqiptarë deri më tani nuk ka dhënë asnjë prononcim për një aferë kaq të madhe në shtet dhe duket se është në pritje të asaj se çfarë do të ndodh.

“Informacionet e Zaevit, nuk mund të përbejnë vepër penale. Pavarësisht se nga janë marrë ato, vepër penale do të përbënte nëse ai fsheh korrupsionin dhe aferat. Opozita ka për obligim që të prezantojë këto informacione pavarësisht se nga i ka marrë ato. I gjithë qëllimi i kryeministrit Gruevski është që nëpërmjet procedurave gjyqësore të parandalojë shpalosjen e plotë të këtyre informacioneve”, thotë Mersel Bilalli.
Analisti Alajdin Demiri, thotë për Portalb se Drejtimi i Gruevskit në lidhje me burgosjet paraprake dhe tentimi i burgosjes së liderit të Opozitës Zoran Zev, janë orvatja e fundit që kryeministri ka në arsenalin e vetë për ta disiplinuar ose shpërbërë opozitën maqedonase.

Sipas Demirit, faktori politik shqiptarë është jashtë loje sepse Gruevski me mjeshtëri i eliminoi ato. Ai thotë se shqiptarët nuk kanë akçes në punët e spiunazhit dhe janë krejtësisht të pa informuar për atë se çfarë ndodh.
“Fakti që ai flet për burgosje spiunazh dhe puç janë vlerësime të tij emocionale që më tepër e shprehin gjendjen e tij shpirtërore si një realitet objektiv. Ai askund nuk e dëshmoi pucin kur opozita është jashtë parlamentit. Fakti që ka burgosur dy kundër zbulues nuk e dëshmojë se për çfarë janë të burgosur. Fakti që akuzën e ngrenë kryeministri dhe jo Prokuroria tregon se frika e qeverisë posaçërisht e kryeministrit merr rrjedhat e fundit në Maqedoni siç janë , greva e arsimtarëve, implementimi i Ligjit për arsim dhe protestat e protestave që ishin dhe që do të pasojnë, protestat e punëtorëve honorarë të falimentuarve e tjerë dhe frika që këta të mos bashkohen në një lëvizje në një protestë të përbashkët e shtynë qeverinë të merr një hap të tillë”, thotë Alajdin Demiri.

Sipas tij në të vërtet kryeministri llogaritë në Gjykatë për arsye se thirret në padinë e vetë private që do ti bëjë liderit të opozitës dhe spektaklin që do ta organizojë duke akuzuar liderin e opozitës për bisedat dhe kërcënimet që ai ja ka bërë kryeministrit duke akuzuar për takime me diplomat dhe njerëz të shërbimeve të huaja që do të dëshmohen me inçizime të vërteta, gjysmë të vërteta dhe të pavërteta dëshmojnë se ai nuk posedon argumente të forta dhe se veprimi politik i opozitës nuk mund të jetë substancë e gjykatës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button