Durguti përmirësohet në ATP renditje për 86 pozita

Tenisti shqiptar Besir Durguti me paraqitjet e tija të suksesshme në turne të ndryshme, ka bërë që të arrijë ngritjen më të madhe nga tenistët e Maqedonisë në ATP listën e fundit e cila është publikuar së fundmi.

Shkupjani ka arritur që të përmirësojë renditjen e tij për plot 86 pozita dhe tani është në vendin e 1.309 me 5 pikë.
Pastaj tenisti më i mirë i ranguar nga Maqedonis, Tomisllav Jotovski ka përjetuar ngritje për 4 pozita dhe tani është i 544-ti me 60 pikë.

Tenistët e tjerë nga Maqedonia në konkurrencën e meshkujve si Dimitar Grabul ka pësuar rënie për 22 pozita dhe tani është i 665-ti, Stefan Micov ka humbur 3 pozita i radhitur tani i 1.305 me 5 pikë, ndërsa Shëndrit Deari ka humbur 6 pozita dhe tani është i 1.376 me 4 pikë.

Në konkurrencën e femrave Lina Gjorçeska gjithashtu është ngritur për shtatë pozita dhe tani është e 389-ta me 79 pikë nga 21 turne të zhvilluara.

Top 5 në ATP lista
1. Novak Gjokoviq 13.045
2. Roxher Federer 9.245
3. Rafael Nadal 5.745
4. Endi Marej 5.515
5. Kei Nishikori 5.205

Top 5 – WTA lista
1. Serena Viliams 9.776
2. Marija Sharapova 8.210
3. Simona Halep 6.571
4. Petra Kvitova 6.480
5. Karolina Vozniacki 4.565

Lajme të ngjashme

Back to top button