Liria në çerekfinale të kupës së volejbollit kundër Sinalkos

Edhe pse kampionati i Ligës së Parë të Maqedonisë në volejboll është në pushim, ekipet po bëhen gati për të filluar sezonin me garat e çerekfinale të Kupës së Maqedonisë, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe ekipi i volejbollit Liria nga Zhervojani.

Për kundërshtarë të parë në ndeshjen eliminuese që luhet në Zherovjan, Liria e ka ekipin Sinalko nga Krusheva, ndërsa trajneri i kësaj skuadre Akik Ferati në prononcimin për Radio Shkupi, ka thënë se është optimist për duelin me Sinalkon.

Liria në këtë duel do të ketë edhe përforcime, pasi nga Zvicra kthehet Arsin Ferati, si dhe rikthehet edhe Arben Dunisha, gjithashtu ekipi është përforcuar edhe me dy lojtar nga Vardari i Shkupit.

Në duelin e dytë çerekfinale do të takohen Mavis – Sushevo, ndërsa duelet zhvillohen me 14 shkurt, gjysmëfinalet luhen me 4 dhe 28 mars, ndërsa fituesi nga dueli Liria – Sinalko do të takohet me Strumicën dhe pikërisht kjo ndeshje pritet të jetë finale para finales, kurse fituesi nga dueli Mavis – Sushevo do të luajë me Probishtipin. Finalja e Kupës së Maqedonisë në Volejboll është caktuar të luhet më 18 prill. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button