“Diktatori” bën “Puçin” në panik, gjykatat servile nuk mund të fshehin të vërtetat

Që në shkëndijat e para të “Bombës” së liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, kryeministri Gruevski nxitoi të kualifikojë prezantimin e së vërtetës për korrupsionin e shpalosur si “Puç” duke marrë njëkohësisht edhe rolin e Prokurorit të përgjithshëm dhe duke përcjellë mesazhe të fuqishme për gjyqësinë në emër të padisë së tij.

Akuza të tilla për prishjen e rendin kushtetues vetëm pse dalin në sipërfaqe afera korruptive të cilët pritet të shokojnë opinionin, janë pasojë e frikës së kryeministrit.

Eksperti i çështjeve kushtetuese, Osman Kadriu, thotë për Portalb se këta dukuri, akuza kundër akuza janë kualifikime shumë të rënda është shumë indikativë se cila është prapavija dhe e vërteta.
“Një gjë bie në sy se kryeministri nuk guxon të dal me akuza të tilla pa dal vendimi i organeve të drejtësisë. Ata janë kualifikime shumë të rënda për atë se sa ka elemente në veprimtarin e të akuzuarve është çështje shumë e ndërlikuar dhe kërkon një analizë të theksuar juridike që organet kompetente në fund duhet të prononcohen”, thotë Osman Kadriu.

Sipas Kadriut, nga informacionet që pritet të prezantohen nga opozita me siguri se do të dalin në sipërfaqe veprime tejet të rrezikshme nga vetë pushteti për dukurit negative që flitet një periudhë të gjatë në Maqedoni.

“Këto dukuri i janë shpalosur edhe nga faktori i jashtëm që i potencon në të gjitha raportet e saj. Këto i dedikohen pushtetarëve prandaj nuk mund të kërkohet faji i opozitës që kërkon përgjegjësi. Prandaj këtu kemi të bëjmë me kualifikime jo të njohura për ne si qytetarë dhe me siguri me procedurat që do të zhvillohen do të dalin gjërat në sipërfaqe, nëse gjykimi është transparente. Nëse gjykata është e përfshirë në këto dukuri dhe është e varur politikisht atëherë mund të pritet që e zeza të shpallet e bardhë dhe e kundërta. Si do që të jetë kjo që ndodh fletë se Maqedonia tash kalon në një krizë brengosëse që do të sjellë në pyetje sigurinë dhe stabilitetin e shtetit. Ne nuk dimë se si i ka nxjerrë opozita këto informacione, por mendoj se shpejtohet në kualifikimin e veprimeve të tij, veprimet e tij nuk janë ashtu siç thotë pushteti. Mjerisht nëse edhe gjykata edhe Prokuroria e pranon këtë akuzë të pushtetit ashtu do të përfundojë, por pa marrë parasysh vendimin e gjykatave epilogu i tyre do të vlerësohet edhe nga instancat tjera ndërkombëtare. Kemi të bëjmë me procese të montuara dhe kjo do të jetë në dëm të pushtetit që mundohet që ato veprime ti kualifikojë të tilla për qëllime politike”, thotë Kadriu.

Lajme të ngjashme

Back to top button