Aparat të ri për kontroll me ultrazë te foshnjat e posalindura në Klinikën për fëmijë

Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup mori donacion një aparat për kontroll me ultrazë, me të cilin do të kryhet kontroll i strukturave të trurit te foshnjat e posalindura, nëpërmjet hapjeve fiziologjike ndërmjet kockave dhe kafkës. Donacioni është mundësuar nga Stopanska Banka SHA-Shkup.

“Sa më shpejtë të arrijmë deri te diagnosifikimi, aq më shpejt do të mundemi edhe ne të intervenojmë që të mos vijë deri në pasoja të përhershme te fëmijët. E dijmë se sa i rëndësishëm është momenti i parë i mbijetimit të tyre pa pasoja të përhershme”, tha drejtoresha e Klinikës për fëmijë, Aspasija Sofijanova, duke e theksuar rëndësinë e diagnosifkimit në kohë të sëmundjeve që prej moshës më të vogël.

Profesori Filip Duma tha se kjo metodë te ne shfrytëzohet prej vitit 1986, ndërsa aparatin e parë klinika e ka nga viti 1995, por siç tha, aparatin e ri që e dhuroi Stopanska Banka është shumë i përsosur.

Drejtori i Stopanska Bankës, Diomidis Nikelotopulos, theksoi se banka si subjekt korporativ në Maqedoni gjithmonë gjen mënyra për t’u ndihmuar qytetarëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button