Të shtunën protesta me moton” “ Ti japim fund diktaturës”
Ndjekja penale ndaj liderit të opozitës Zoran Zaev dhe thëniet e këtij të fundit se ka prova që tregojnë krimet e VMRO-DPMNE-së, kanë shkaktuar valë pakënaqësish në rrjetet sociale.
Për ditën e shtunë, 7 shkurt, paralajmërohen protesta në sheshet e të gjitha qyteteve, me moton “T’i japim fund diktaturës”.
Protestat do të mbahen në orën 12.
“Qytetarët e pakënaqur, pavarësisht përkatësisë së tyre politike, fetare dhe etnike, duhet të tubohen dhe të ngrenë zërin kundër regjimit aktual”, thuhet në thirrjen për protestë.