Në VMRO-DPMNE mbizotëron panik e vërtet

Sipas portalit maqedonas “Maktel” ditëve të fundit në partinë VMRO-DPMNE po mbizotëron panik e vërtet si në udhëheqësin më të lartë ashtu edhe në degët e partisë.

Sherifët lokal dhe anëtarësia e VMRO-së që është punësuar në administratë me të madhe komentojnë se është duke ardhur fundi i kësaj politike, por më e keqja është se kanë marr kredi për banesa dhe vetura.

Disa ekspertë kanë mbetur pa fjalë se çka ndodhi ditë më parë kur kryeministri Gruevski ende pa prova po e akuzon Zaevin për grushtështet.

Ata mendojnë se me siguri financuesit e VMRO-DPMNE-së, të gjithë ata që brenda 10 viteve u pasuruan me Gruevskin po tentojnë që të shpëtojnë dhe të lënë vetë Gruevskin në këtë betejë, për atë edhe nuk u paraqitën në konferencën për shtyp të kryeministrit.

Portali “Maktel” merr vesh se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së me bashkëpunëtorët Ilija Dimovski, Protuger dhe Gjorcev janë në shënjestër të ankandeve (tenderëve) të cilët kanë porositur edhe dhjetëra përmendore.

Lajme të ngjashme

Back to top button