Kërçovë, institucionet nuk respektuan rregulloren për flamurin

Këshilli i Komunës së Kërçovës ka miratuar një rregullore për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar përkrahë atij shtetëror nëpër institucionet publike gjatë ditëve të festive shtetërore. Me rastin e ditës së  së pavarësisë së Maqedonisë nuk u respektua kjo rregullore. Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri maqedonas u vendosën në të gjitha shtyllat e bulevardit kryesorë të qytetit të Kërçovës por jo edhe përpara institucioneve publike. 

Përjashtim bëjnë Komuna e Kërçovës ku ky flamur është vendosur që në muajin mars dhe “NP“Komunalec” ku flamuri kombëtar shqiptar u vendos përskaj atij shtetëror gjatë muajit të kaluar me ardhjen në detyrë të drejtorit të shqiptar.

Shumë nga institucionet përpara objektit të tyre mbajtën vetëm flamurin shtetëror kurse disa prej tyre nuk kishin vendosur asnjë flamur.
Sipas rregullores juridike, në ditët e festave shtetërore, flamuri kombëtar shqiptar bashkë me flamurin shtetëror duhet të vendosen në institucionet publike në ato vende ku shqiptarët janë shumicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button