Rajoni i Kërçovës 30 orë pa energji elektrike

Rajoni i Kërçovës më shumë se 30 orë është pa energji elektrike, ndërsa pas 20 orëve qendra e qytetit u pajis me energji elektrike, por për vendbanimet përreth ende nuk dihet kur do të pajisjen me energji elektrike.

Nga EVN thonë se ka shumë defekte që janë krijuar për shkak të motit të keq dhe reshjeve të rrëmbyeshme që dje e përfshinë rajonin e Kërçovës dhe se nuk munden me siguri të thonë kur do të mënjanohen defektet, në të cilat punohet.

Për shkak të energjisë elektrike rajoni i Osllomiet mbeti pa ujë të pijshëm sepse pompat për nxjerrjen e ujit nuk punojnë, për këtë rezervuarët e ujit të pijshëm janë zbrazur. Sa u përket akseve rrugore, prej sot në mëngjes ato janë të kalueshme, gjegjësisht të pastruar, posaçërisht rrugët kryesore. Problem tani për tani mbetet shkrirja e shpejtë e borës e cila paraqet rrezik që lumenjtë, niveli i të cilëve është rritur, të dalin nga shtrati.

Lajme të ngjashme

Back to top button