Monitoring: “Në dhjetor, opinioni u informua pak për zhvillimet në Kuvend”

Në raportin e dhjetorit të monitorimit të punës së Kuvendit thuhet se seanca e caktuar për marrjen e mandateve të opozitës maqedonase dhe ajo për reformat në arsim, kanë tërhequr vëmendjen e medieve.

Por edhe pse këto tema janë përcjellë me interes nga mediet, Kuvendi është përmendur më shumë në kontekst të bojkotit të opozitës dhe përgjithësisht në marrëdhëniet politike të shtetit.

“Në dhjetor, përgjithësisht, opinioni u informua në masë të vogël për zhvillimet në Kuvend, të cilat kishin të bënin me pikat e rendit të ditës. Në dhjetor u ul përqindja e informacioneve në media ku si burime merreshin deputetë të vetëm njërës parti politike dhe u rrit përqindja e atyre ku si burime shërbenin deputetë nga pushteti si dhe nga opozita”, thuhet në raport.

Lajme të ngjashme

Back to top button