fbpx

Të mërkuren SASHK në protesta nëse nuk plotësohen kërkesat

Sindikata e punonjësve arsimor dhe kulturorë, SASHK, do ta vazhdojë grevën e përgjithshme edhe me protesta publike në të gjitha qytetet më të mëdha në vend.

Nga SASHK-u paralajmërojnë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, nuk gjendet zgjidhje për problemet e tyre dhe nuk pranohet kërkesa për dialog me ministrinë dikasteriale dhe Qeverinë, ata do të dalin në rrugë prej të mërkurës, ndërsa protestën kryesore e paralajmërojnë për në Shkup gjatë të premtes.

“Këshilli rekomandon këshillet rajonale të SASHK-ut që tju mundësojë pjesëmarrje në protesta publike të të gjithë qytetarëve të moshës madhore, të cilët do të shprehin mbështetje personale ndaj kërkesave të punonjësve arsimor dhe kulturor”, qëndroi në vendimin e SASHK-ut.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close