Gjuriq: Do flasim për statutin e asociacionit të komunave serbe

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka thënë se vazhdimi i dialogut Beograd-Prishtinë, më 9 shkurt, paraqet një mundësi për të folur për Asociacionin e komunave serbe.

Ai ka thënë se statuti përfundimtar i Asociacionit duhet të përcaktohet përmes dialogut, duke shtuar se ky asociacion “nuk do të jetë i dëmshëm për shqiptarët, por i dobishëm për gjithë Kosovën”.

Duke folur për gazetën serbe “Veçernje Novosti”, Gjuriç ka thënë se Beogradi është i gatshëm të diskutojë me Prishtinën edhe për çështjen e pronave.

“Nëse duam normalizim të plotë të marrëdhënieve, duhet të jemi të vetëdijshëm se çështjen e pronave duhet ta zgjidhim, jo vetëm për shkak të ambientit politik, por edhe atij ekonomik”, ka thënë Gjuriç.

Temë debati është bërë kohëve të fundit çështja e kombinatit metalurgjik Trepça në Mitrovicë.

Lajme të ngjashme

Back to top button