Van Gaal më në fund lavdëroi Januzajn

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka lavdëruar kosovarin Adnan Januzaj pas paraqitjes kundër Leicesterit.

Holandezi deklaroi se Adnani tregoi vetën në stërvitje për ta fituar një vend në përbërjen e parë të skuadrës së tij.

“Ai ka shumë talent, por ti duhet ta tregosh atë talent në ndeshje dhe gjithashtu në stërvitje. Unë nuk i bëj formacionet, lojtarët i bëjnë vetë”, u shpreh Van Gaal, përcjell “Daily Mail”.

“Unë duhet ta krahasojë Januzajn me Juan Matan dhe tani e zgjodha Januzajn. Konkurrenca është e madhe dhe sigurisht se është më problem për t’u kontrolluar nga lojtarët”, shtoi tutje holandezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button