Shkupi dërgoi ndihmë për rajonet e përmbytura në Maqedoninë lindore

­ Qyteti i Shkupit mbrëmë ka dërguar një ekip të përbërë nga persona, ndihmë teknike dhe mekanizim për përballje me përmbytjet në Maqedoninë Lindore. Janë dërguar tre cisterna për tërheqje të ujit nga NP “Ujësjellës dhe kanalizim” dhe NP “Higjiena komunale”, një automjet zjarrëfikës i pajisuar me pompë të fuqishme për thithje të ujit, dy pompa motorike me kapacitet të madh për thithje të ujit, varkë me motor, si dhe 10.000 thasë me rërë.

Me ndihmën teknike në terren në pjesët e vërshuara është dërguar edhe një ekip prej pesë zjarrëfikësve nga Brigada zjarrëfikëse e Qytetit të Shkupit, si dhe numër më i madh i personave nga Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit, si dhe nga ndërmarrjet publike.

Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Qytetit të Shkupit informoi se do ta përcjellë gjendjen në terren dhe nëse ka nevojë do të dërgojë ndihmë shtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button