Mot i ndryshueshëm

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, si dhe me reshje të herëpashershme të borës, me intensitet më të dobët, sidomos pasdite. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në shtatë gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell, si dhe me reshje të herëpashershme të borës, me intensitet të dobët. Temperatura do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.

Nesër pason stabilizim i motit, e pastaj vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të herëpashershme të shiut dhe borës me intensitet mesatar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa nga e mërkura erë e përfocuar nga drejtimi jugor.

Lajme të ngjashme

Back to top button