Ali Ahmeti përgëzon Ilir Metën për postin e ri

Kryetari i BDI-së, Ali ahmeti i ka uruar Ilir Metës postin e  kryetairt të Kuvendit të Shqipërisë.
“Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh urimet tona të përzemërta për zgjedhjen tuaj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në urimin e  Ahmetit

Ali Ahmeti, vlerësoji lart proceset parazgjedhore në Shqipëri. Sipas tij, zhvillimi i një procesi shembullor i zgjedhjeve të përgjithshme në  qershor si dhe fillimi i punës së përbërjes së re të Kuvendit  me pjesëmarrjen konstruktive të të gjitha partive parlamentare dëshmon se  Shqipëria është e gatshme që të merr statusin e vendit kandidat për  anëtarësim në Bashkimin Evropian që në samitin e dhjetorit të këtij 
viti.

“Unë jam i bindur që ju, me urtësinë dhe përvojën tuaj të gjatë  politike, do të arrini të harmonizoni të gjitha forcat politike në  Kuvend për ta arritur këtë synim të madh të Shqipërisë në rrugën e saj 
drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, thotë Ahmeti

Në urimin e ti për Ilir Metën, Ahmeti shkruan: “Duke ju uruar shëndet dhe punë të mbarë, ju shtrij dorën për ta vazhduar bashkëpunimin tonë që filloi në kohëra të vështira për kombin shqiptar dhe që po vijon edhe sot, ndërsa unë jam i bindur që do të  vazhdon edhe në të ardhmen”.

Lajme të ngjashme

Back to top button