Milani gjeti kundërshtarë për ta fituar

Milani ka regjistruar një fitore të rëndësishme në Serie A, duke mposhtur në San Siro, Parmën e shqiptarëve, me rezultat 3:1.
Kjo fitore e skuadrës së Inzaghit, e mban gjallë shpresën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Edhe në këtë ndeshje, merita të mëdha në fitoren e kuqezinjve, pati Jeremy Menez, që shënoi dy gola. Në listën e realizatorëve të Milani, u regjistrua edhe mbrojtësi Zaccardo, që shënoi golin e tretë.

Golin e vetëm për Parmën, e shënoi Antonio Nocerino, ish lojtar i Milanit.
Milani pas kësaj fitore, renditet në vendin e 8 me 29 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme, do të luaj në udhëtim të Juventusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button