Barca fundosi “nëndetësen e verdhë” (Video)

Emocione, pesë gola dhe shumë vuajtje, por fitorja në fund i takoi Barcelonës. Skuadra e Luis Enriques, ka arritur ta fitojë derbin e xhiros së 21-të në La Liga, duke mundur në Camp Nou, Villarrealin, me rezultat 3:2.

Ashtu edhe siç parashikohej për një ndeshje të vështirë, ashtu edhe ndodhi, Villarreli, e solli në shumë vështirësi Barcelonën.
Luhej minuta e 30’, kur Cheryshev shënoi golin e parë të ndeshjes, për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Në minutën e 45’, braziliani në formë të lartë, Neymar, barazoi në 1:1, për t’i dërguar me barazim skuadrat në pushim.
Edhe fillimi i pjesës së dytë, më i mirë për mysafirët, pasi që në minutën e 51’, arritën përsëri avantazhin në 1:2, nëpërmjet Vietto.

Por reagimi i Barcelonës, ishte i shpejtë dhe i fuqishëm, pasi që arriti të shënoi dy gola.
Së pari Rafinha në minutën e 53’, barazoi në 2:2, ndërsa Messi, me një gol mahnitës më të djathtën në të 55’, shënoi për epërsinë e parë të Barcelonës në këtë ndeshje, epërsi që mbeti deri në fund të ndeshjes.

Barcelona pas kësaj fitore, numëron 50 pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa xhiron e ardhshme, udhëton për t’u përballur me Athletico Bilbaon.

Lajme të ngjashme

Back to top button