fbpx

Rene Rexhepin po e presin me padurim në Japoni! A do të hanit karkaleca të gjallë me buburreca që enden mbi të! (Foto)

Restoranti Noma në Kopenhagë – që u votua disa herë si më i miri në botë – do të ofrojë disa nga specialitetet e saj edhe për banorët e kryeqytetit japonez, në katin e 37-të të hotelit “Mandarin Oriental”, shkruan The Guardian.

Pronari i restorantit, shqiptari i famshëm Rene Rexhepi, ka vendosur që japonezët t’i qeras për Ditën e të Dashuruarve, nga 2-14 shkurti i këtij viti. Por, ushqimi fare nuk do të jetë romantik!

rener

“Dua që mysafirëve t’ju ofrojë një atmosferë të paharrueshme, prandaj ushqimeve nga ky rajon ia kam dhënë ngjyrimin tim karakteristik”, ka thënë Rexhepi, i cili ka numëruar 15 specialitete, përfshirë edhe karkalecat e gjallë të ngjyer me milingona të gjalla të zeza.

“Me thartirën metanike, milingonat ushqimit i japin një shije të mahnitshme të tharët”, thotë ai.

Ju mbase kurrë këtë nuk do ta hanit, por ta dini që të gjitha vendet janë rezervuar dhe këta buburreca shumë shtrenjtë do të kushtojnë. /Telegrafi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close