fbpx

Ndalohen nga maskat për t’u grabitur, kinezët mbrohen me karate

Tre shtetas kinezë u sulmuan sot për t’u grabitur, nga disa persona të maskuar në qytetin e Bulqizës. Por falë njohurive në artet marciale, shtetasit kinezë arritën që të vetëmbroheshin nga grabitësit.

Njëri prej tyre tregoi se personat e maskuar ishin të armatosur dhe i kërcënuan kinezët, që të dorëzonin celularët dhe paratë që kishin me vete. Por falë karatesë, kinezët arritën që të shpëtonin, duke iu rrëmbyer armët grabitësve.

“Ne folëm me njëri-tjetrin në gjuhën tonë dhe vendosëm që t’i kundërshtonim. Duke qenë se ne e njohim karatenë, vendosëm që të mbrohemi duke përdorur veprimet e karatesë dhe arritëm t’u merrnim armët grabitësve. Më pas njoftuam policinë, e cila i arrestoi ata”, u shpreh njëri nga shtetasit kinezë./ Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close