fbpx

Filmi i xhiruar vetëm me iPhone

Një komedi me në qendër punonjëset e seksit e xhiruar e gjitha me iPhone 5 është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe së shpejti do të shpërndahet në të gjithë botën.

‘Tangerine’, me regji dhe skenar të Sean Baker, tregon historinë e një prostitute e cila lirohet nga burgu gjatë natës së Krishtlindjes dhe pasi merr vesh se tutori i saj e ka tradhëtuar, tërbohet në rrugët e Los Angeles-it.

I gjithë filmi është xhiruar me celular. Ka shumë filma amatorialë që xhirohen në këtë mënyrë, por ky është i pari që shfaqet në një event të tillë si Sundance Film Festival.

Regjisori tha për ‘The Verge’: “Ishte shumë e lehtë. Nuk kemi humbur asnjë filmim. Kemi përdorur një aplikacion 8 dollarësh që na ndihmoi me fokusin dhe ngjyrat.”/ Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close