Ivica Daçiq: Unë nuk e njoh Isa Mustafën…

Zëvendëskryeministri i Qeverisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e njeh Isa Mustafën, por një bashkëpunëtor i tij e njeh Shefin e ri të Qeverisë së Kosovës. Daçiq ka thënë se Velko Odalloviq e njeh Mustafën pasi kanë themeluar bashkë Fushë Kosovën.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia pret dialog me Kosovën për Trepçën.

“Për Trepçën duhet të flasin. Ne jemi të gatshëm për këtë”, ka thënë Dacic.

Ai ka thënë se kreditë që ka paguar Serbia për Kosovën duhet të dialogohen në Bruskel mes Prishtinë e Beogradit.

Ky zyrtar serb ka folur edhe për Isa Mustafën. Ka thënë se nuk e njeh, por një këshilltar i tij ka punuar dikur me Kryeministrin aktual të Kosovë.

“Velko Odalloviq më ka treguar se bashkë me Isa Mustafa e kanë krijuar Fushë Kosovën”, ka thënë ai, transemton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Back to top button