Tre vjeçari gjuan babanë dhe nënën shtatzëne

Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur brenda një dhome moteli në Albuquerque, në NewMexico.

Djali kishte arritur të marrë armën në çantën e nënës së tij, para se të qëllojë babain e tij të shtunën.

Plumbi ka kaluar atë duke goditur gruan shtatzëne në shpatull sipas policisë lokale.

Të dy janë trajtuar në spitalin më të afërt. Derisa babai është liruar, nëna e tre vjeçarit, e cila është shtatzëne në muajin e tetë, është shtruar në spital.

Besohet se është në gjendje të qëndrueshme, megjithatë gjendja e fëmijës së saj të palindur ende është e paqartë./RTK/

Lajme të ngjashme

Back to top button