fbpx

Epokë e re në Greqi, Tsipras do të shesë makinat luksoze të qeveritarëve

Qeveria e krijuar nga Lideri i alaenacës së radikalëve të majtë, (SYRIZA), Aleksis Tsipras ka deklaruar se ka nxjerrë në shitje makinat lukzoze të institucioneve me pretendimin se janë me “shpenzime të tepërta”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri për Reformat Administrative, Jorgos Katrugalos në një deklaratë për mediat ka thënë se makinat institucionale të Ministrive janë të panevojshme dhe se me shitjen e tyre ata synojnë të nxjerrin të ardhura. Katrugalos duke dhënë detaje mbi Ministrat ka thënë se Kryeministri ka një makine me targa të Selanikut ndërsa Ministrat lëvizin me taksi ose motorçikletë. Ndërkohë përsa i përket vetes së tij ai tha se është një koleksionist i makinave të vjetra.

Sipas informacioneve makinat luksoze do të shiten nën kujdesin e Ministrisë së Reformave Administrative dhe se pjesë e tyre mund të jenë edhe makina e ish Zv.Kreyministrit si dhe makina e ish Ministrit të Jashtëm njëkohësisht edhe lideri i PASOK, Evangelos Venizelos.

Katrugalos ka thënë gjithashtu se do të rikthehen në punë rreth 3 mijë e 500 punonjës të larguar në bazë të një nga premitmet elektorale.

Ndërkohë që një nga punët e para të Ministrit të ri të Financave, Jannis Varufakis ishte rimarrja në punë e sanitareve të Ministrisë. Ndërkohë që Ministri Varufakis pati theksuar se do ti japë fund punës së shumë konsulentëve të kësaj Ministrie./AA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close