fbpx

Në Britani të Madhe janë rritur “ndjenjat” anti-muslimane

Pas sulmit mbi personelin e redaksisë së revistës satirike franceze “Charlie Hebdo” në fillim të muajit të kaluar, dhe protestat anti-islamike masive që pasuan, në Britani të Madhe janë rritur “ndjenjat” anti-muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Lëvizja e sapo formuar e ekstremit të djathtë Patriotët Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), Liga Angleze e Mbrojtjes (EDL) dhe grupi më aktiv islamofobik që operon në Britani “Së pari Britania”, gjithnjë e më tepër janë më të zëshme me retorikën e tyre kundër muslimanëve që jetojnë atje.

Bradley Doak është njëri nga aktivistët e shumtë të EDL-së, i cili ka ngritur zërin e tij kundër Islamit dhe planifikon të udhëtojë për në qytetin Dudley, ku me shtatë shkurt do të organizohet demonstratë anti-muslimane. Kjo “ngjarje” është promovuar në faqet e rrjeteve sociale, ndërsa në fokus të demonstratave do të jet xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dudley.

Udhëheqësi i Këshillit të Qytetit Dudley, këshilltari Pete Lowe në një deklaratë tha se “nuk ka asnjë mundësi ligjore për të ndaluar demonstratën”. “Është e qartë se ne si komunitet dhe si këshill nuk e përkrahim EDL-në që nuk është e mirëpritur në Dudley, por nga ana tjetër, nuk ka autorizim ligjor për të ndaluar protestat demokratike”, tha Lowe.

Demonstratat e paralajmëruara, gjithashtu janë mbështetur edhe nga disa anëtarë të Partisë Nacionaliste Britanike dhe Partisë së Pavarur të Mbretërisë së Bashkuar (UKIP). Disa blloqe më larg nga demonstrata e organizuar nga EDL, të njëjtën ditë do të ketë një kundër-miting të organizuar nga lëvizja “të Bashkuar kundër fashizmit”./AA/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close