Botë boshe

Sa keq, më pëshpëristë në vesh zëri i të përsosurës që rrinte me orë të tëra para pasqyrës. Kështu u pispillosnin madje pyesnin pasqyrën se kush ishte më e bukura në botë. Sa për të qeshur. Po , qeshja në qoshen time e jo para fytyrave të tyre siç  bënin ato. Varka të lyera mirë me ngjyrat më të çmuara, diamante nëpër qafat e tyre, luks kudo në lumenjtë gjigand shtëpitë e tyre.

Të ndalej fryma për një çast kur shihje gjithë ato gjëra që nuk ti zinte syri me një të shikuar. Kështu bashkë me rrobat prej më të bukurave, shoqërisë së klasit të parë qeshnin me botën time dhe me mua. Nuk isha as unë që nuk pispillohesha para pasqyrës , por të pyejsa se nëse isha unë më e bukura ende s’më kishte lënë mendja. E di, nganjëherë njerëzit i ushqejnë të tjerët me ushqimin e gabuar, nganjëherë i gatuar keq vetëm për ti shuar urinë. Unë shpesh herë kam vdekur pa ngrënë , por kam mbijetuar sepse nuk kam dashur të marrë këshillën e gabuar ose të pi lëngun e idesë së gënjeshtrës çdo herë që do ndodhem në një situatë të pakëndshme. Ndoshta më ishtë djegur edhe buka ndonjëherë por ,I kam shijuar edhe vuajtjet. Vuajtjet… sa shumë më duhet të tregojë  këtë herë për vuajtjet.

Nuk është se nuk u mbijeton, nuk është se nuk i përballon, vuatja të forcon. Një mik i imi i çmuar shumë, që  e rrespketoj sa e tërë bota më kishte thënë: ‘’ Njerëzit, këta pra, të gjithë vuajnë por sa marrin një mësim nga vuajtja. Mua më bëri çelik, më bëri mburojë e artë edhe para stuhive të mëdha që më sillte jeta në djepin e ashtuquajtur zemër. Edhe kur këto laramanet, të pispillosurat, të preferuarat e shkollës, të pasurat që nuk kishin asgjë tjetër për të treguar përpos, madhësisë së shtëpisë së tyre, oborret gjigande me pishina, dhomat e mëdha me orendi e kolltuqe prej më të shtrenjtëve sepse artin e çmonin shumë. Nuk u kishte mbetur gjë tjetër për ti rrëfyer atyre, të tjerëve, kokëboshëve, atyre që nuk morrën guximin për të dalë nga folea burg. Sa të mjerë. Unë qeshja me këta çdo herë që strukesha në botën time . Unë nuk kisha për të treguar as edhe një detaj të shtëpisë sime të vogël , sepse mua më pëlqejnë gjërat e vogla, unë i shijoj ato.

E me vete merrja erën, zogjtë, gjethet e çdo peme, lirinë shpirtërore, buzëqeshjet, modestinë,harenë , lojën, gazin që sillte lotë, e më të rëndësishmen të pamposhturën, të gjallën që gjallëron, atë për të cilën janë shkruar mijëra libra, janë djegur mijëra shpirta- Dashurinë. Unë luks këtë kisha , jo paratë siç bënin shoqet e mia. Unë pasuri kisha fjalën e mirë, edukatën që ma kishin mbështjellur me ngjyra e lumturi dy engjuj të dërguar nga qielli. Pasuri kisha këngën, zërin tim të ëmbël e emrin e shumë njohur Mbretëreshë. Unë zotëroja një shpirt të vetëm pa ndihmën e parave dhe luksit material.

Unë zotëroja shpirtin tim të vetëm, këtë shpirt që e kam mbush me shumë gjana më të vlefshme se paraja, se luksi , se pispillosjet e fustanet prej mëndafshi. Jo as trupin nuk e zbulon një Mbretëreshë për ti dhënë spektakël botës së qenëve, por e stolisë mirë me të gjitha materialet prej zanatit të mësuar. Ai i përket vetëm një bote, të vetme ku nuk bën punë pasuria. Kështu ikën edhe ditët derisa unë vazhdova duke bërë kërkime, duke lexuar e shtjelluar mbi dashurinë gjersa varka e pispillosur digjej nga të qarat, inati dhe dështimet. Janë gjërart e vogla dhe  joperfekte  ato që japin sinjalin drejt një bote që lirisht mund ta quaj magji. Do të të pelqente nëse ndonjëherë do më takoje .

Lajme të ngjashme

Back to top button