Kosovë, do të vihen në pranga mos-deklaruesit e pasurisë

Në Kosovë zyrtarët e lartë publik të cilët nuk e deklarojnë pasurinë, përveç dënimit me gjobë tani e tutje mund të ballafaqohen edhe me burg, shkruan sot gazeta “Tribuna”. 

Qeveria e Kosovës ka harmonizuar dhe miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për deklarimin e pasurisë, duke e përshtatur atë edhe me procedurat e Kodit të ri penal që ka hyr në fuqi nga 1 janari i këtij viti.

Në ndryshimet e bëra precizohet qartë se mosdeklarimi dhe deklarimi i rrejshëm do të trajtohen si vepra penale dhe këto raste do të procedohen në bazë të Kodit Penal i cili parasheh dënim me gjobë ose deri në tre vjet burg. Hartuesi i këtij ligji, Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se ndryshimet janë bërë për të plotësuar edhe vlerësimet që kanë dalë nga studimi i fizibilitetit, por edhe për ta bërë ligjin më praktik. 

Lajme të ngjashme

Back to top button