fbpx

Veteranët e UÇK-së arrijnë marrëveshje me Musa Xhaferin, nesër takim i ri

Veteranët e UÇK-së të cilët tashmë disa ditë kërkojnë takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti, njoftojnë se para pak çastesh kanë arritur marrëveshje me zyrtarët e kësaj partie. Ata thonë se kanë firmosur marrëveshje të shkruar me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, me të cilën ai zotohet që të zgjidh statusin e veteranëve të luftës, njofton televizioni Alsat.

Xhaferi ka premtuar punësimin e mbi 120 veteranëve, duke thënë se do të gjejë module që kjo kategori qytetarësh të sistemohet në administratën shtetërore. Palët janë marrë vesh që një grup i veteranëve të priten të hënën në Qeveri për të diskutuar detajet bashkë me ministrat e tjerë.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Jemi marrè vesht , pèr mos me u marre vesht asnjèhere!!! Kèsaj i thuajne se Ali Ahmeti u largohet pergjegjesive dhe se me dèshtimin e “marrveshjes” , Ai si gjithmon jetè i paprekshèm dhe I pastèr !!!?
    Dhe me ne funď vjen fjala si gjithmon:
    ALIA ESHTE I MIRÈ, POR ATO PÈR RRETH NUK I BAJNÈ….

Back to top button
Close