fbpx

I vogël Xhokoviçi për Nadalin

Rafael Nadal konfirmoi formën e lartë dhe dominimin e tij në botën e tenisit gjatë këtij viti. Spanjolli mposhti në 4 sete numrin 1 të botës, Novak Xhokoviç, në finalen e madhe të US Open.  

Rezultati në sete ishte 6-2/ 3-6/ 6-4/ 6-1, ndërsa për Nadal ishte ky titulli i dytë në US Open, dhe hakmarrje ndaj humbjes që ia shkaktoi Xhokoviç në vitin 2011, gjithnjë në turmeun e madh amerikan. 

Rafa Nadal fitoi trofeun e 13 të tij në turnet e mëdha Grand Slam, dhe për momentin ndodhet vetëm një trofe larg amerikanit Pete Sampras dhe 4 trofe larg zvicerianit Roger Federer. Në përballjen e 37-të mes dy tenistëve, apo i 6-shti në një finale Grand Slam, numri 2 i botës Nadal rriti ecurinë pozitive në fushat e vështira prej çimentoje, në 22 fitore radhazi. 

Serbi Xhokoviç shijon kështu humbjen e dytë radhazi në finalet e US Open, pas asaj që humbi në 5 sete me Andy Murray, në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button