fbpx

Arratisja e Stresit, arrestohen 3 punonjës policie

Ikja e Stresit nga ambientet e Komisariatit numër 3 në Tiranë ka dërguar në burg tre policë dhe u pezulluan nga detyra nëntë të tjerë.

Duket se fakti që këngëtari i njohur Arkimed Lusha ka mundur t’i largohet policëve nga dritarja e komisariatit, ka acaruar drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit.

Një hetim i menjëhershëm nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm u krye dhe rezultoi se Saimir Cinga, 39 vjeç, Bashkim Dybeli, 48 vjeç, Mark Gjonpalaj, 46 vjeç, të tre punonjës policie të Qarkullimit Rrugor u arrestuan.

Hetimet e SHKB-së treguan se edhe nëntë të tjerë nuk kanë vepruar duke i dhënë mundësi Stresit të largohej. Ky i fundit është shpallur në kërkim. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close