fbpx

Mbyllet rruga Shtip Novosellë për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica

Për shkak të derdhjes së lumit Bregallnica, në mënyrë parandaluese do të mbyllet komunikacioni në aksin rrugor Shtip ­ Novosellë. Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se aksi rrugor Mavrovë ­ Dibër te manastiri i Bigorit, i cili ishte tërësisht i ndërprerë për shkak të ortekut të borës, është i kalueshëm në një korsi ndërsa po punohet në pastrimin e tij të plotë. Vozitje e kujdesshme rekomandohet në aksin Koçan ­ Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc ku për shkak të shembjeve vende­vende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi. Për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në aksin Mavrovë ­ Dibër akoma mbetet ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese ndërsa për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore. Hiqen ndalesat për automjetet transportuese në aksin rrugor Tetovë ­ Kodra e Diellit dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë, Gjavato dhe Barbaras.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close