Trajanov: Gjykata të mos bjerë nën presionet e askujt për rastin “Puç”

Në lidhje me informacionet e prezantuara nga Zoran Zaev, Lidhja Demokratike kërkon nga MPB, Prokurori publik dhe Gjykata të punojnë në mënyrë të hapur dhe transparente dhe t’i pasqyrojnë të gjithë faktet relevante në bazë të së cilës bazohet procedura gjyqësore kundër katër personave në mesin e të cilëve edhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje Zoran Zaevit që t’i publikojë informacionet që gjatë kohë i paralajmërojnë.

“Sipas Kushtetutës së Maqedonisë të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk mund të jetë mbi të. Për Lidhjen Demokratike është papërgjegjësi dhe e pa pranueshme që të përdoren sharje dhe shpifje në luftë politike. Bëhet fjalë për akuza të rënda për çka insistojmë që gjykata të mos bjerë nën presionet e askujt. Ky rast mund të zgjidhet vetëm me respektimin e  plotë ë drejtësisë”, thuhet nga partia e Pavle Trjanovit.

Lajme të ngjashme

Back to top button