MPJ ruse: Rasti ‘Puç’ sjell rrezik për tensionimin e raporteve ndër etnike në vend

Ministria e punëve të jashtme ruse, pret që rasti ‘Puç’ të jetë lëndë e një hetimi esencial në interes të stabilitetit dhe sigurisë së Maqedonisë.

“I thërrasim të gjitha forcat politike në vend që të veprojnë në kuadrin e institucioneve demokratike, ndërsa problemet aktuale t`i zgjidhin përmes rrugës së dialogut. Çfarë do qoftë prishje e gjendjeve në Maqedoninë mike, sjell rrezik për tensionimin e raporteve ndër etnike në vend. Përsëri po vërtetohet aktualiteti i propozimit rus për miratimit në kuadrin e OBSE, të dokumentit për jo ndalesë të grushteve anti shtetërore”, thuhet në njoftimin e MPJ ruse.

Lajme të ngjashme

Back to top button