fbpx

Pse redaksitë janë të vogla, e gazetaria profesion jotërheqës?

Që të mund një redaksi e një gazete të përditshme të funksionojë në kushte të sotme në një nivel, ndoshta jo krejtësisht profesional, mirëpo të pranueshëm, duhet të ketë numër të mjaftueshëm redaktorësh dhe gazetarësh që t’i plotësojnë nevojat e përditshme të produksion të përmbajtjeve.

Shkruan: Vllado Gjorçev

Trend që brengos në redaksitë e gazetave në Maqedoni është braktisja e tyre nga ana e redaktorëve/gazetarëve dhe kapaciteti i vogël gazetaresk në resurse njerëzore. Kjo shkakton problem në funksionim dhe informim. Për shkak të gjendjes së këtillë, gazetari e humb luftën me informimin  për shkak se që të arrihet çdokund dhe që të mbulohen të gjitha ngjarjet, nevojiten njerëz, gazetarë. Për shkak të gjithë kësaj, mediat janë pozitë që të “detyrohen” të marrin lajme prej njëri tjetrit. Kjo më së shumti vërehet te portalet, prandaj jo rrallë kemi madje edhe më tepër lajme me titull të njëjtë ose të ngjashëm. Kjo gjendje, e cila zgjat disa vite, haset gjithnjë e më shumë edhe atë edhe te mediat e afërta me pushtetin edhe të ato që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit. Që të shmanget kjo dhe të bëhet redaksi sipas modelit evropian, duhet të plotësohen edhe disa kushte. Kjo ishte edhe shkak të bisedojmë me gazetarë-redaktorë nga mediat në Maqedoni.

 

GJENDJA NË KUFI TË DURIMIT

Sipas Zoran Andonovskit. gazetar dhe redaktor shumëvjeçar, ndërsa aktualisht kryeredaktor në agjencinë e lajmeve “Meta”, në redaksitë e mediave të Maqedonisë gjendja është në kufi të të mundshme dhe durimit.

– Nuk është plotësuar asnjëra nga shtyllat për punë normale: numri i gazetarëve, trajnimi i tyre, pajisja teknike-teknologjike dhe siguria financiare. Përgatitja kadrovike është katastrofale. Një gazetar punon nga disa punë njëkohësisht, me pajisje minimale teknike. Nëse për shembull, ka numër telefoni të redaksisë, ai është larg nga të qenit “i mençur”, tarifa është nga më të shtrenjtat, kompjuteri është i gjeneratës së vjetër dhe vështirë gjendet transport deri te ngjarjet – deklaron Andonovski.

Ai thekson se madje edhe sikur të plotësohen kushtet e këtilla minimale, trajnimi ose ndjekja e trendeve të reja që fryjnë në gazetari është në pikëpyetje.

– Cili redaktor në këtë situatë të pajisjes me kuadro të mediave në Maqedoni mund t’ia lejojë vetëvetes që të dërgojë gazetar në trajnim treditor, bile dhe sikur të jetë falas, e jo më redaksia të paguajë një edukim normal për teknikat e reja gazetareske, të cilat i organizojnë mediat dhe organizatat e huaja? Neve, për shkak të numrit të vogël, na kap paniku kur do të vijnë pushimet verore dhe sezoni i gripeve, e jo më vullnetarisht të heqim dorë nga ndonjë koleg yni që ai të mësojë diçka të re – thekson Andonovski.

Ai thekson se redaksitë – gazetat, mediat elektronike, portalet – gjithnjë u ngjasojnë mini-fabrikave ku prodhohen tekste. Për mediat gjithnjë e më i rëndësishëm është numri i produkteve, e gjithnjë e më pak kualiteti.

– Numri i vogël i kuadrit është i shoqëruar edhe me, në përgjithësi, pajisje të pamjaftueshme. Softueri i specializuar për punë të redaksisë është përjashtim, e rrallëherë përdoren edhe programe të licencuara, qoftë për përpunim të teskteve ose fotografive. Nuk e di mirë gjendjen te mediat elektronike, edhe pse nuk besoj se situata është më e mirë edhe atje, mirëpo pasqyrë e vërtetë për gjendjen në gazetat e Maqedonisë, nga këndvështrimi teknik, është kualiteti i shtypit. Vetëm te ne nuk ka kolor të plotë, vetëm te ne ka fotografi të njollosuara, vetëm te ne gazetat duke si buletine të fabrikës që janë shtypur keq – thotë Andonovski.

Megjithatë, pse është ashtu?

Sipas Andonovskit, nuk mund që mediat, profesionalizmi, pajisja dhe kualiteti i tyre të jenë të ndryshme nga mjedisi në të cilin punojnë. Nuk mund të ketë nivel profesional botëror të kuadrove dhe të pajisjeve në një vend në të cilin standardi, ekonomia, ekologjia dhe gjithçka tjetër është në nivelin në të cilin është. Në kushte kur pronarët e mediave më tepër kujdesen për harxhimin e letrës për toalet në redaksi se sa statusi i gazetarëve dhe i redaktorëve, nuk mund të pritet që redaksitë në Maqedoni t’u ngjajnë atyre evropiane, ose bile edhe atyre ballkanike.

– Dhe e gjithë kjo madje është problem i vogël. Profesionalizmi, shumë më tepër se sa gjendja ekonomike është e rrezikuar nga (mos)ambiciet e pronarëve, nga logjika dhe veprimi i tyre në formë të “bakallit” dhe poltronizmi ndaj pushtetit. Për rolin që ata duan ta kryejnë “mediat” e tyre, u mjaftojnë të tilla siç janë, të paguara pak, në gjendje të mjerueshme kardovike, dhe me pak pajisje teknike dhe teknologjike – përfundon Andonovski.

 

A KA MUNDËSI TË FUNKSIONOJË REDAKSIA PROFESIONALE?

Për redaktorin e “Utrinski Vesnik”-ut, Erol Rizaov, shumë më e vështirë është pyetja se a ka mundësi në Maqedoni të funksionojë redaksia profesionale, gjegjësisht të punojë sipas standardeve gazetareske, dhe parimeve profesionale dhe etike.

– Domethënë, keni investitor të shkëlqyeshëm, i cili është i gatshëm ta financojë projektin tuaj dhe i cili nuk ka asnjë ambicie biznesi apo politike në Maqedoni. Thjesht, njeriu dëshiron që të jetë pronar i një gazete, javoreje, kanali televiziv, radiostacioni apo portali të mirë. Merrni me qira hapësira të mira në qendër të Shkupit, i thirrni 40 deri në 50 gazetarë dhe redaktorë më të mirë, fotoreporterë, dizajnues, redaktorë teknikë, lektorë, përkthyes, menaxherë të mirë dhe gjithçka që nevojitet për një redaksi profesionale, duke filluar nga kompjuterët më bashkëkohorë, fotoaparatet, telefonat statikë dhe celularë… Pronari pajtohet që të mos ju përzihet në punë dhe pret produkt të mirë. Filloni për çdo ditë të bëni gazetë sipas modelit të gazetave më të mira evropiane.Vendoseni në treg si mjet i pavarur publik informativ që nuk ka parashenjë partiake, por është i orientuar në mënyrë kritike ndaj keqpërdorimeve të pushtetit dhe qendrave të fuqisë, ndaj krimit të organizuar dhe gjithçka që është rregull në botë kur bëni gazetë të përditshme të mirë dhe tejet profesionale. Përderisa të ngazëllyer i fërkoni duart nga rritja e tirazhit, ju fton pronari dhe thotë: “Dëgjo, gjithçka është shumë mirë, mirëpo keni humbje të mëdha në punë”. Menjëherë do ta mësoni leksionin e parë të rënë për të bërë një gazetë të mirë – thotë Rizaov.

Redaksia e mirë dhe profesionale sipas të gjitha standardeve, thotë Rizaov, me rroga të mira dhe të rregullta për të punësuarit, mund t’u bëjë ballë këtyre çmimeve të ulëta të gazetave në treg. Ashtu siç rritet tirazhi, rritet edhe humbja. Nëse e zvogëloni numrin e faqeve, humbni në kualitet. Zgjidhje janë reklamat. Ato mund t’i mbulojnë humbjet.

– Këtu fillon leksioni i ri dhe golgota juaj në tregun e vogël mediatik. Reklamuesi më i madh është shteti, gjegjësisht qeveria dhe partitë në pushtet. Për ju nuk ka asnjë denar reklamë. Nga ana tjetër, të gjithë konkurrentët tuaj që kanë pranuar të punojnë sipas diktatit të qeverisë jetojnë së veshka në dhjam. Shpejt konstatoni se kushtet për garë në treg nëpërmjet gazetarisë së mirë dhe profesionale janë të pamundshme – na deklaroi Rizaov.

 

DETYRIMI PËR MINIMUM TEKNOLOGJIK

Sipas zëvendëskryeredaktorit të “Slloboden peçat”, Zharko Jordanovski, struktura e një redaksie, pajisja organizative , kadrovike dhe teknologjike, varen nga një sërë faktorësh të jashtëm, e para së gjithash, nga vendosja e konceptit dhe zhanrit të produktit gazetaresk.

– Pamja dhe madhësia e redaksisë varen nga dimensionimi i medies. Faktor tjetër është potenciali financiar i medies dhe gatishmëria e tij që të investojë në krijimin e përmbajtjeve kualitative gazetareske. Nuk duhet harruar se disa media funksionojnë në kushte optimale edhe pse nuk janë rentabile, mirëpo gëzojnë një lloj përkrahjeje politike dhe financiare – thotë Jordanovski.

Redaksitë, thotë ai, të ballafaquar me probleme financiare, janë të detyruara të funksionojnë me një minimum të caktuar teknologjik, zvogëlohet numri i redaktorëve, gazetarëve, e madje hiqen edhe rubrika të tëra, që ka pasoja mbi kualitetin e produktit final..

– Disa zhanre të caktuara gazetareske, si reportazhi ose hulumtimi, që kërkojnë më shumë kohë dhe harxhime, gjithnjë e më shumë lihen pas dore. Gazetarët gjithnjë e më rrallë kanë kohë të mjaftueshme t’i përkushtohen një storjeje për shkak se ritmi i punës kërkon prej tyre që të punojnë një, dy e ndonjëherë edhe tre punë në ditë. Njëkohësisht, numri i pamjaftueshëm i gazetarëve bën që ata shpeshherë të angazhohen në sfera dhe resore krejtësisht të ndryshme, kështu që nuk kanë mundësi të thellohen në ndonjë problematikë të caktuar dhe të shkruajnë artikuj më kompetentë, të cilat përveç vlerave raportuese, do të kenë edhe vlera të caktuara analitike dhe sintetizuese, që do ta ngriste kredibilitetin e tyre si autorë, mirëpo edhe kredibilitein e gazetës për të cilën shkruajnë. Gjithnjë e më rrallë dilet “në terren” që më mirë të hulumtohet ndonjë storje ose ngjarje gazetareske – thotë ai.

Që të mund redaksia e një gazete ditore të funksionojë në kushte të sotme, ndoshta, në një nivel, ndoshta jo krejtësisht profesional, mirëpo të pranueshëm, duhet të ketë numër të mjaftueshëm redaktorësh dhe gazetarësh që t’i plotësojnë nevojat e përditshme të produksion të përmbajtjeve.

Megjithatë, edhe gazetarët duhet të kenë kualitete të caktuara intelektuale dhe personale që të bëhen pjesë e ndonjë redaksie. Për fat të keq, për shkak të dobësisë financiare të redaksive dhe rrogave të ulëta, profesioni i gazetarisë bëhet gjithnjë e më pak tërheqës për kuadrot më të mira, që, poashtu, ndikon në zvogëlimin e kualitetit të gazetarisë në Maqedoni.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close