Sassuolo fitoi edhe ndaj Interit

Skuadra e Sassuolos i është hakmerr Interit për humbjen e thella që kjo e fundit i ka shkaktuar në dy stinorët e fundit.

Sassuolo triumfoi 3:1 në takimin e zhvilluar sot në Mapei Stadium kundër zikaltërve në një sfidë tejet të tensionuar.

Simone Zaza (17’) dhe Nicola Sansone (30’) shënuan dy eurogola për vendasit në pjesën e parë, por goli i Mauro Icardi (83’) i dha shpresë Interit për një barazim.

Gjithsesi, Domenico Berardi (90’+) me një gol nga penalltia e vulosi fitoren e vendasve.

Sansone u përjashtua me karton të kuq në fundin e takimit pas një përplasje me Xherdan Shaqirin, teksa për mysafirët u përjashtua Isaac Donkor, i cili shkaktoi penalltinë.

Interi tani ka 26 pikë në pozitën e 12-të në renditje, teksa Sassuolo është e teta me 28 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button