SHGM dënon qasjen hakmarrëse të Prokurorisë ndaj Kezharovskit

Përmes një reagimi me shkrim, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka dënuar qasjen hakmarrëse të Prokurorisë ndaj Kezharovskit, pasi Prokuroria publike ishte ankuar ndaj lirimit të tij. Kjo është komunikata e SHGM-së:

“Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër dënon ankesën e Prokurorisë publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe të korrupsionit ndaj vendimit për lirimin me kusht të gazetarit Tomisllav Kezharovskit si një teatër naiv për të aktruar shtetin juridik dhe lojë e paskurpullt nervash në dëm të një gazetari të pafajshëm dhe të lirisë së fjalës.

SHGM vlerëson se ankesa e prokurorisë ndaj lirimit me kusht të Kezharovskit është hakmarrës dhe johuman.

Pohimi i prokurorisë se Kezharovski nuk i plotëson kushtet për lirim me kusht dëshmon se ky institucion refuzon të pranojë përgjegjësinë që dy vite persekuton një njeri të pafajshëm.

Me këtë akt, prokuroria pa sukses përpiqet që para opinionit të diskreditojë gazetarët si kriminel më të mëdhenj të cilët nuk meritojnë kurrfarë mëshire dhe me këtë të devalvojnë misionin e mediave në një shoqëri demokratike si korrigjues të pushtetit.

Përveç kësaj, sjellja e prokurorisë është shfryrje johumane ndaj Kezharovskit dhe familjes së tij, me qëllim që t’i thyejnë dhe të bëhen shembull për të gjithë gazetarët dhe qytetarët, të cilët do të marrinë guximin që të sfidojnë sistemin kur ai ua shkelë të drejtat dhe liritë e tyre.

Rasti i Kezharovskit dëshmon se në Maqedoni nuk ka mbetur asgjë nga shteti i të drejtës sepse policia, prokuroria dhe gjykata janë bashkuar në shkeljen e lirisë së fjalës, si një ndër të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button