Vështirësohet komunikacioni rrugor, ndalesa në disa akse rrugore

Reshjet e borës dhe të shiut të cilat e përfshinë Maqedoninë shkaktuan probleme në komunikacionin rrugor, ndërsa komunikacioni ajror po zhvillohet me vonesa të vogla. Lidhja Automote e Maqedonisë njoftoi se për shkak të ortekut te Manastiri i Bigorit në tërësi është ndërprerë komunikacioni në aksin rrugor Mavrovë ­ Dibër, ndërsa për shkak të shembjeve më të mëdha në aksin Koçan ­ Makedonska Kamenica nga fshati Istibanja deri te diga Kalimanc vendevende komunikacioni po zhvillohet në njërën korsi. Ndalesa për qarkullimin e automjeteve transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës në rrugë ka në akset rrugore Tetovë ­ Kodra e Diellit, krahu Mavrovë ­ Dibër dhe në vendkalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.

Në të gjitha këto akse rrugore për automjetet e udhëtarëve rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore. Në rrugët e tjera komunikacioni po zhvillohet i vështirësuar dhe nëpër rrugë të lagështa për shkak të reshjeve të borës në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë, ndërsa në pjesën tjetër me reshje të shiut. Lidhja Automoto e Maqedonisë rekomandon deri te të gjithë drejtuesit që të mos nisen në rrugë në orët e mbrëmjes nëse nuk kanë nevojë urgjente. Në aeroportin e Shkupit Aleksandri i Madh tani për tani me vonesa të vogla zhvillohen fluturimet dhe aterimet e parapara.

Lajme të ngjashme

Back to top button