Lëvizja “Besa”, prezanton vizionin politik para qytetarëve të Komunës së Tearcës

Lëvizja “Besa” realizoi mbrëmë një takim me qytetarët në Komunën e Tarcës  ku u zgjidh Këshilli Nismëtar Komunal i Komunës së Tearcës.

Në fillim fjala ju dha Afrim Gashi anëtar i Këshillit Koordinues të Lëvizjes Besa i cili i përshëndeti të pranishmit dhe foli për konceptin dhe platformën e Lëvizjes Besa, foli edhe për atë se Lëvizja Besa është këtu që ta shpallë dijen dhe sinqeritetin vlerë, e jo injorancën dhe tradhtinë, dhe ndër të tjera ai tha: “Nëse keni ndër mend të punoni për popull ejani tek Besa, ndërsa nëse e keni për qëllim të punoni për qëllime personale mos ejani se herë do kur do rrugët tona do ndahen”.

Pas Gashit, të pranishmit i përshëndeti  Zeqirija Ibrahimi anëtar i Këshillit Koordinues të Lëvizjes Besa, i cili foli për atë se Lëvizja Besa shumë mirë e din se cili është vizioni ynë në politikën shqiptarë, në e dimë shumë mirë se Maqedonia o do të bëhet edhe e shqiptarëve o nuk do të bëhet hiq. Ndër të tjerat ai ceku se pa arsim cilësor të shqiptarëve nuk do të ketë zhvillim cilësor për shqiptarët, nuk ka mundësi të kemi komb të suksesshëm nëse nuk kemi arsim të suksesshëm. Ne nuk do të ngurrojmë të bashkëpunojmë më të gjitha forcat të mira të këtij populli me parime të Besës. Dhe ndër të tjerat theksoi se: “Ditëve të fundit po flitet se partitë e mëdha shqiptare po bashkohen. Na vjen mirë që u bëmë sebep ne që ata të bashkohen. Por, na vjen keq se ata nuk janë bashkuar për të mirën e popullit. Ata janë bashkuar kundër nesh, kundër BESËS shqiptare”.

Pas kësaj vijoi prezantimi i Këshillit Nismëtar Komunal, ku u zgjodhën 25 anëtarë, ndërsa për koordinator u zgjodh kontabilisti, z. Abdush Demiri. Pas emërimit si koordinator, ai deklaroi:

“Nuk do të kishte nevojë për lindjen e Lëvizjes BESA, nuk do kishte nevojë që ne të flasim ende për marrëveshjen e Ohrit sot e kësaj dite edhe pse ajo ka skaduar para 11 viteve, po të nderuar, nuk do të kishte nevojë po qe se ata të cilët i zgjedhim tani më një kohë të gjatë si udhëheqës tanë do ti plotësonin premtimet e tyre elektorale dhe do të bënin punën e tyre për çka janë zgjedhur.

Patëm besim se ata vërtet do të ndryshonin diçka për këtë popull të shumë përvuajtur dhe si rezultat i kësaj tradicionalisht i kemi zgjedhur dhe përkrahur, por çka bënë ata, gjithçka bënë për vete dhe klane e tyre dhe asgjë për këtë popull, ata pasuruan veten dhe familjet e tyre dhe varfëruan një popull të tërë dhe si rezultat i kësaj të rinjtë tanë shpërngulën masovikisht nga vendi duke ikur në vendet perëndimore prandaj i pyesim ata integristët “a kështu e kishit fjalën të na integroni në BE kur flisnit për integrimet?” që e gjithë rinia jonë të ikë jashtë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button