Përmbytet jugu i Shqipërisë, evakuohen banorët në Novoselë (VIDEO)

Dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Osum dhe Gjanica si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe mungesës së energjisë në hidorovrë, ka përmbytur komunën e Novoselës në Vlorë, disa zona të Fierit dhe Urën Vajgurore në Berat.

Shtabi i Emergjencave Civile i mbledhur me urgjencë mëngjesin e kësaj të diele vendosi evakuimin e të gjithë banorëve dhe bagëtive. Shtëpitë dhe dhjetëra hektarë tokë janë përmbytur.

Edhe kryetari i komunës së Novoselës, Kanan Dhakaj i konsideroi përmbytjet masive deri në Fratar të Fierit. Problemet në këtë zonë vazhdojnë që prej ditës së djeshme, ku shkoi edhe vetë ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti për të parë nga afër situatën. Dje ministri Panariti paralajmëroi se nëse nuk do të rikthehej energjia elektrike në hidroforë për të mundësuar tërheqjen e ujit, do të ishte e detyrueshme evakuimi i banorëve dhe bagëtive. Dalja nga shtrati i lumit Vjosa erdhi si pasojë e prurjeve nga Tepelena, Përmeti dhe Gjirokastra.

Ora 09:50 Policia e Shtetit apel qytetarëve: Anuloni lëvizjet me makina në drejtim të jugut

Dalja nga shtrati i lumenjve dhe prurjet e shumta si rezultat i shirave të rënë rrezikojnë vetëm përmbytjen e banesave por edhe bllokimin e rrugëve nacionale në jug të vendit. Në këto kushte, Policia e Shtetit i është drejtuar me thirrje qytetarëve që duan të lëvizin në drejtim të jugut të anulojnë lëvizjet.

“Policia e Shtetit ka angazhuar të gjitha forcat e lëvizshme operacionale dhe gjithë efektivat e drejtorive të Gjirokastrës, Beratit, Fierit dhe Vlorës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e përmbytjeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur Shtabi i Emergjencave./ Shqiptarja

Përmbytet jugu i Shqipërisë,

Lajme të ngjashme

Back to top button