fbpx

Pse nuk duan të martohen 20-vjeçarët e sotëm?

Një studim i fundit tregon se gjysma e 20-vjeçarëve të sotëm nuk duan të martohen.

Që mosha e martesës është shtyrë në kohë, ky është një fakt i padiskutueshëm tashmë. Studimet vazhdojnë të analizojnë jetët e njerëzve, duke parë se si ka ndryshuar e gjitha kjo. Një studim i kryer vetëm para pak kohësh nga “Marriage Foundation”, tregon se e ardhmja është shokuese.

Raporti zbulon një ndryshim të gjeneratave për sa i përket institucionit të martesës. 20-vjeçarët e sotëm e shohin veten shumë larg martesës, edhe për shkak se çiftet gjithmonë e më shumë po bashkëjetojne me njëri-tjetrin. Të pyeturit treguan arsye të ndryshme, por 47 për qind e femrave dhe 48 për qind e meshkujve pranuan që nuk duan të martohen. Sipas studimit, në të cilin u përfshi një numër i madh personash të moshave të ndryshme, rezultoi se refuzimi më i madh kundrejt martesës ka ndodhur në të njëzetat e tyre. Sipas trendeve aktuale, vetëm 5 për qind e meshkujve dhe 10 për qind e femrave të moshës 25-vjeçare janë të martuar, krahasuar me 60 për qind të meshkujve dhe 80 për qind të femrave, rreth 45 vjet më parë.

Në rast se flasim për faktorët, studiuesit numëruan disa:

Dëshira për të bërë karrierë

Divorcet e personazheve të njohur

Ndikimin e shtetit në institutin e martesës.

Bashkëjetesa e hershme, që i bën njerëzit më pak të predispozuar për t’u martuar./ RevistaClass

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close