Mattarella, presidenti i ri i Italisë

Një brohoritje e fortë e duartrokitje që zgjatën gati katër minuta u dëgjuan në sallën e Parlamentit italian, kur Sergio Mattarella kapërceu kuotën e nevojshme të votave duke u bërë presidenti i 12-të i Republikës Italiane.

Deputetët e senatorët, me përjashtim të atyrë të Lidhjes së Veriut dhe Levizjet Pesë Yjet, përshëndetën kështu në orën 13.30 zgjedhjen e kreut të shtetit në përfundim të votës së katërt, ku Sergio Mattarella fitoi 665 vota ndër 1009.

Një sasi votash shumë më e madhe se 505 që nevoiteshin dhe më shumë seç priteshin. Kjo dëshmon një marrëveshje të së majtës me grupimin e djathtë ku me sa duket ka pasur furtuna të brendshme. Ish-presidenti 90-vjeçar i Republikës Giorgio Napolitano, i cili pas nëntë vjetësh mandat dha dorëheqjen për arsye moshe, u shpreh emtuziast për zgjedhjen dhe e cilësoi kreun e ri të shtetit një pikë të fortë referimi për reformat në vend.

Vlerësime mbërritën për juristin 73-vjeçar që do të kryesojë shtetin në një fazë jo të lehtë të historisë, edhe nga Papa Françesku që dërgoi menjëherë një mesazh urimi.Me sa dihet deri tani presidenti i ri do të betohet përpara Parlamentit që të hënën në mengjes, me një rit shumë solemn që ka mbetur i pandryshuar që nga viti 1948./ TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button