Presidenti polak Komorovski për vizitë zyrtare në Maqedoni

Presidenti i Republikës së Polonisë Bronisllav Komorovski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të shefit të shtetit Gjorge Ivanov.  Komorovski, paradite do të pritet me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vilën Vodno,  më pas  do të ketë takime tet-a-tet me presidentin e Maqedonisë Ivanov, e pastaj është paraparë edhe mbledhje plenare të delegacioneve zyrtare.

Në prani të dy presidentëve do të nënshkruhet Marrëveshje mes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë dhe Ministrisë së Shkencës dhe Arsimit të Lartë të Polonisë për bashkëpunim në sferën e shkencës dhe arsimit sipëror. Ivanov dhe Komorovski do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa do të marrin pjesë edhe në Biznes forumin Maqedoni-Poloni.

Në solemnitetin në Vilën Vodno, presidenti Ivanov, kolegut të tij polak, do t’ia dorëzojë Dekoratën “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe për afirmimin dhe përforcimin e pozitës ndërkombëtare dhe autoritetit të Republikës së Maqedonisë. 

 Dekorata “98 Shtatori” ndahet edhe si shprehje e falënderimit deri te populli polak dhe liderët e Republikës së Polonisë për zhvillimin dhe përforcimin e marrëdhënieve të miqësisë, për përkrahjen e fuqishme dhe ndihmën në përpjekjet për realizimin e qëllimeve strategjike dhe raportit parimor ndaj emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë.  

Presidenti polak Bronisllav  Komorovski sot në ditën e parë të vizitës do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski. Bashkëshortet e dy presidentëve, Maja Ivaova dhe Ana Komorovska gjatë ditës do ta vizitojnë Muzeun e Holokaustit, objektin e ri të teatrit popullor të Maqedonisë, Shtëpinë, përmendore të Nënës Terezë, si dhe shoqatën për luftë kundër kancerit në gji “Borka – për çdo ditë të re”. Presidentët e Maqedonisë dhe Polonisë nesër do të qëndrojnë në Ohër, ku do të vizitojnë disa monumente kulturore-historike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button