Reali fiton edhe pa Ronaldon

Real Madridi ka arritur që pa probleme ta mposhtë Real Sociedadin në Santiago Bernabeu.

Los Blancos triumfuan me rezultat bindës 4-1 ndaj skuadrës së David Moyes. Mysafirët filluan për mrekulli kur pas një minute lojë kaluan në avantazh me golin e Elustondo. Megjithatë vendasit reaguan shpejtë dhe James barazoi rezultatin në 1-1 vetëm dy minuta më vonë.

Për fitoren bindëse të Realit u përkujdesën Ramos me një gol dhe Benzema me dy të tjerë.

Pas kësaj fitore Reali kryeson në La Liga dhe dëshmon se ka lojtarë tejet cilësor duke fituar ndeshjen edhe pa Cristiano Ronaldon që nuk u paraqit shkaku i suspendimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button