Studentët nga Shkupi mbështetin protestat në Kosovë

Në një konferencë për shtyp, disa studentë në Shkup shprehën mbështetjen dhe solidarizimin e tyre me protestat që po mbahen në tërë Kosovën.

Ata thanë se paprekshmëria e Jabllanoviçit e siguruar nga Qeveria e Kosovës, nuk artikulon vullnetin e popullit shqiptar në sheshet e Prishtinës.

“Kjo i lëshon rrugën epërsisë së retorikes 30-vjeçare të shtetit Serb brenda institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”, tha Enes Neziri.

Ai tha se qeveria e Kosovës po tregon dobësitë e saj, dhe se, kur një subjekt nuk është i pavarur, revolta lind natyrshëm dhe rezistenca është domosdoshmëri.

Gjatë konferencës për shtyp u bë thirrje që të mos trajtohet Kosova si politikë e jashtme, por më shumë si një politikë e brendshme.

“Serbia po e trajton Kosovën si pjesë të pandarë të shtetit të vet dhe kërkon të përfitojë mbi të. Ndërsa ne, shqiptaret e Maqedonisë, e trajtojmë Kosovën si të huaj. Kjo duhet të marrë fund”, tha Neziri.

Për shkak të mospërkrahjes nga asnjë organizate joqeveritare dhe për shkak të përçarjes në disa parti politike, siç tha Neziri, protesta nuk pati masivitet/Shenja.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button