Sean Penn: Me Charlize do të jetë si “martesë e parë”

Për Sean Penn dhe Charlize Theron, martesa duket se është fare pranë. Në një intervistë të gjatë për revistën “Esquire”, aktori amerikan ka folur për dashurinë e tij ndaj partneres, duke treguar planet e tyre, ku një prej tyre është martesa.

Edhe pse bëhet për martesën e tretë të tij, Sean thotë se, “Po do më pëlqente të martohesha sërish. Kam qenë i martuar dy herë, por i kisha marrë këto hapa në momente kur nuk isha shumë i vetëdijshëm për jetën time, siç jam tani. Kështu nëse do martohem sërish, nuk bëhet fjalë për martesën time të tretë, por do më pëlqente ta konsideroja si të parën”.

Aktori kalifornian nga viti 1985 e deri në vitin 1989 ishte i martuar me Madonnën dhe nga viti 1996 deri në vitin 2010 me kolegen Robin Wright, me të cilën ka dhe dy fëmijë. Megjithatë dashuria për Theron duket se i ka ndryshuar jetën, pasi qysh nga momenti i lidhjes së tyre ai ka ndryshuar shumë dhe e pranon publikisht se është i dasuruar.

“Të ndjekësh dikë që e ke përzemër është shumë më pasionale, më e thellë dhe më e vërtetë. Është një ndjesi lumturie shumë romantike”, shprehet aktori 53 vjeçar.

Lajme të ngjashme

Back to top button