Produkte bukurie, çfarë mbahet në frigorifer dhe çfarë jo

Ka disa produkte bukurie të cilat kryejnë funksionet e tyre më mirë dhe zgjasin më shumë, nëse i vendosni në frigorifer, siç mund të jenë manikyrët apo parfumet. Në fakt, kjo gjë nuk është tërësisht e vërtetë dhe bëhet fjalë për disa mite, të cilat nuk vërtetohen nga specialistët.

Manikyri- Nuk mbahet në frigorifer pasi duhet të ruhet përherë në temperaturë ambienti, ose në të kundërt do të ngrijë, nëse është në një vend shumë të ftohtë, ose do të trashet, kur është në një vend shumë të ngrohtë.

Parfumi- As ky produkt nuk duhet të mbahet në frigorifer pasi temperaturat shumë të ulëta mund të shpërbëjnë molekulat e esencës.

Buzëkuqi- Duhet të mbahet në kutinë e tualeteve bashkë me produktet e tjera, në temperaturën e ambientit, pasi duke e futur në frigorifer, vaji që përbën buzëkuqin ngrin dhe produkti shkon drejt shkatërrimit.

Kremi hidratues- Për disa persona ky mund të jetë një fakt i pavërtetë, por sipas ekspertëve, vendi i dukur për të mbajtur kremin hidratues është frigoriferi. Bëhet fjalë veçanërisht për kremin e fytyrës apo të duarve, të cilat veprojnë shumë më mirë kur janë të ftohta.

Lajme të ngjashme

Back to top button