Zaev: Tentim i çoroditur i pushtetit për të parandaluar “bombat”

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se aksioni “Puç”  në të cilin policia ngre dyshime për kinse marrje jodemokratike të pushteti, nuk është gjë tjetër përveç tentimit të çoroditur i pushtetit për të parandaluar të ashtuquajturat “bomba” të cilat LSDM-ja tashmë një kohë të gjatë po i paralajmëron, transmeton NOVA.

Kjo nuk ka se si të interpretohet ndryshe, përveç se një tentimi i çoroditur i pushtetit për të parandaluar bombat, të vërtetat, argumentet dhe provat se ata janë ata që kanë bërë të këqijat, e  faji im është se unë i mora vesh këto të këqija- thotë Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button