Promovohet libri “Ditari i ditarit të një të çmenduri” nga Bajrush Mjaku

Teatri i një aktori – Shkup me rastin e 40 vjetorit të karierës teatrore të aktorit të mirënjohur Bajrush Mjaku, bën promovimin e librit “Ditari i ditarit të një të çmenduri” nën autorsinë e vet Bajrush Mjakut.

Libri në vete i përmban përveç origjinalin në gjuhën shqipe edhe përkthimet në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në të bëhet fjalë për përmbledhje përshtypjesh, shkrime dhe fotografi për një nga shfaqjet më të susksesshme të aktorit Bajrush Mjaku, “Ditari i një të çmenduri” – Gogoli në regji të Ivan Popovskit, si dhe çështje të tjera për dhe rreth teatrit.

Promovimi i librit do të mbahet më datë 16.09.2013 (e hënë), me fillim në ora 13:00, në skenën e Qendrës Teatrore për Fëmijë – Shkup, në Çarshinë e Vjetër.

Promovues të librit do të jenë: Slododan Unkovski, Kim Mehmeti dhe Dino Mustafiq.

Botimin e librit e mundësuan Komuna Çair, Ministria për kulturë e RM-së, Libraria e Çarshisë, Logos A, Focus Print dhe Qendra Multimedia.

Promovimi i librit është vetëm një nga evenimentet që do të mbahen për shënimin e këtij përvjetori, pas të cilit më datë 21.09.2013 në kuadër të Festivalit të Ri të Hapur, i njohur me shkurtesën MOT, do të pasojë edhe premiera e shfaqjes “Armiku i popullit” nga H. Ibsen në regji të Dino Mustafiq, ku mes ekipit artistik të përbërë nga artistë të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjës, aktori Bajrush Mjaku do të paraqitet në rolin e armikut të popullit – Dr. Stokman.

Lajme të ngjashme

Back to top button