Gruevski: Kam dëshmi të forta kundër Zaevit

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski duke folur për padinë e përgatitur kundër liderit të LSDM-së Zoran Zaev, deklaroi se ai ka dëshmi tejet të forta kundër tij.

Sipas Gruevskit, në takimet që ka pasur vitin e kaluar me Zaevin, ky i fundit e ka njoftuar se në bashkëpunim me disa shërbime sekrete të huaja ka siguruar incizime telefonike të krerëve të shtetit duke filluar nga Parlamenti, presidenca dhe kryeministria.

“Ai mi tregoi disa nga incizimet për një pjesë të cilave konstatova se janë të vërteta, të tjerat gjysmë të vërteta, derisa disa të tjera të montuara. Për krejt këtë që flas kam dëshmi tejet të forta të cilat do ti prezantoj në sencën gjyqësore e cila do të jetë e hapur për opinion vendas dhe ndërkombëtarë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button