Ristani adopton një fëmijë: Familjen nuk e mban gjaku por dashuria

Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Arben Ristani mësohet të ketë birësuar një djalë të vogël, duke u bërë kështu me dy fëmjë përveç vajzës së tij.

Ristani së bashku me bashkëshorten e tij Alketa janë lidhur në martesë rreth një vit më parë pas 8 vjetësh bashkëjetese dhe pas pak kohësh vendosën të birësonin vogëlushin Tomas.

Sipas Ristanit dëshira për t’i dhuruar një motër apo një vëlla vajzës së tij 20-vjeçare Nensi e ka shtyrë për këtë vendim.

Ai shprehet se ndihet mjaft me fat që Tomasi është në jetët e tyre dhe se përshtatja me familjen ka qenë mjaft e shpejtë.

Deputeti i PD-së shprehet se me Tomasin ka vërtetuar se familjen nuk e mban gjakun por dashuria./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button